A.Q: Shqiptarët në Ballkan dhe në rajon drejtojnë katër kuvende të katër shteteve

Mos zgjerimi nga BE po bënë që të humbet më të madhe influenca e saj në rajonin e Ballkanit Përendimor

Me lodhjen nga zgjerimi, BE po humbet mjaftë nga influenca e saj në rajonin e Ballkanit. Aktorë të tjerë duan t‘i joshin këto vende. Por a mundet ta zëvendësojnë ata BE-në? Pyesni rininë, thotë një ekspert. Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende të tjera dolën kundër tyre. Në Serbi dhe Malin e Zi, dy vende që i kanë çelur ndërkohë negociatat, janë forcuar tendencat autoritare të forcave qeverisëse. Presioni ndaj intelektualëve dhe mediave kritike është rritur. Në rajonin e Ballkanit mosçelja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje kërcënuese e në vendet bazë të BE.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …