Maria Zakharova

Moska zyrtare kërkon sqarime rreth planeve të Aleancës Veriatlantike gjatë takimit të Këshillit, NATO – Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë  ka konstatuar se samiti i NATO-s tregon se aleanca është duke i përqendruar përpjekjet e saj në një kërcënim që nuk ekziston nga Rusia. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nëpërmjet një komunikate të publikuar të dielën, ka thënë se Moska do të kërkojë sqarime rreth planeve të aleancës gjatë takimit të Këshillit NATO – Rusi, që do të mbahet më 13 korrik. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thënë se do të kërkojë sqarime nga NATO edhe rreth një plani finlandez për të përmirësuar mbrojtjen ajrore mbi Detin Baltik. NATO-ja më parë ka njoftuar se është duke planifikuar rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Finlandën dhe Suedinë duke shtuar ushtrimet ushtarake dhe duke rritur ndarjen e informacioneve, pasi shtimit të aktiviteteve ushtarake të Rusisë nga ajri dhe deti. Samitit të NATO-s, që ka përfunduar punimet të shtunën, është dominuar nga autorizimi formal i planeve për vendosjen e katër batalioneve me nga 1 mijë trupa në Poloni dhe shtetet Baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …