Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

MPJ: Sjellja e autoriteteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës është sikur në kohën e Millosheviqit

Ministria e Punëve të Jashtme të vendit tonë ka reaguar ndaj ndalimit të një qytetari të Kosovës nga autoritetet e Serbisë me pretekst se ai ka bërë krime të luftës. Në reagim thuhet se autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj – Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë. Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon. Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje fqinjit verior që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtar, që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …