Organizuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot në vendin tonë qëndrojnë për vizitë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës Lindore. Ndalesa e parë e tyre do të jetë fshati i shquar për rezistencë, trimëri dhe luftë çlirimtare- Prekazi, vendlindja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Pas vizitës në Prekaz, nxënësit e Kosovës Lindore do të priten në ndërtesën e Qeverisë dhe para tyre do ta mbaj një fjalë rasti kryeministri, Ramush Haradinaj. Më pastaj, nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës Lindore do të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Ulpianës dhe qytetin historik, Prizrenin.
Kontrolloni gjithashtu
Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
