Mr. Arbër Berisha: Përkujtim dëshmorit të kombit, Jusuf Pollomi

Sa vite kaluan dhe shpejtë gjurmët e historisë na kthejnë në bëmat dhe kontributin që dhanë luftëtarët e UÇK për çlirimin e Kosovës, në mesin e tyre dhe Jusuf Hajrë Pollomi.

Një dritë e bukur shkëlqen në fshatin malor të Besianë me emrin Herticë. Një vend ku rriten dardano-ilirçt dhe një popullatë që me kohëra i ka rezistuar çdo pushtuesi dhe së fundmi dhe atij sllav. Ata të cilët nuk duan historinë e vendit të vet dhe të heronjve të rënë për atë vend,do të ndëshkohen në kohëra si shkak i harrimit të sakrificës që bënë këta baballarë të ndershëm në mesin e tyre dhe Jusuf Pollomi.

Ta kujtojmë këtë gjeneratë të artë që u ngrit në mbrojtje të nderit,  pasurisë, familjes, tokës dhe vendit ku ka lindur që të mos i merret padrejtësisht. Vërtet dëshmorët janë të gjallë ata nuk vdesin, ata janë shpirti i një populli shpirti i një shteti-kombi. Lufta për drejtësi është për burra sypatrembur sidomos lufta për vendin tënd. Jusufi lindi me 20 janar 1963 në fshatin Herticë komuna e Besianës.

Asokohe kur sistemi i Rankoviqit me shokë kishte shtrirë zullumin e tij deri në fundit e regjimit të tij më 1966. Mund dhe përpjekje nga Kroacia në Kosovë, derisa filloi zullumi i Millosheviçit i cili po cenonte pasurin dhe pronën e çdo shqiptari nga Hertica e deri në Koshare, anë e kënd Kosovës u ngritën trima luajë të pavdekshëm që kurrë historia nuk do i harrojë. Kalaja e fortë e ndërtuar nga këta burra të Herticës kundër shovinizmit serb, do shkruhet me germa të arta sesi një popullatë e vogël por me zemër të madhe di ta mbrojë vendin e vet me pak mjete përball forcave dhe ushtrive shumë të organizuara.

Të mirët jetojnë gjatë dhe nuk harrohen kurrë, ata lënë gjurmë në çdo vend ku kanë ecur në çdo skaj dhe anë.

Sot data 15-prill u bënë plot 15 vite sa shpejt koha kalon por brezat s’ të harrojnë aq më shumë vitet shkojnë aq më shumë ngrihesh dhe ndriçon si mësim për brezat e ri që ta duan më shumë vendin e tyre dhe ta ndërtojnë atë me dashuri,dituri dhe mjeshtri.

Arma jote ishte mendja por dhe pushka që ishte tmerr për armikun e pabesë, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, pra dhe për serbët e bashkëpunëtorët e tyre që përfunduan të turpëruar në gremina.

Lumturia nuk blihet me para ajo jetësohet nga ju që u patëm dhe u kemi nder dhe mburojë, ju ndërtuat këtë vend dhe treguat se këtu jeton dikush që din ta mbroj shtëpinë e vet nga armiqtë e pabesë. Lulet pranverore dhe kurorat në përmendoren tënde vezullojnë o shpirt babai o luftëtar i patrembur o lavdi e kombit stë harron Hertica, Besiana, Kosova as mbar shqiptaria do mbetesh i gjallë dhe në shkrimet tona me veprat e tua të mira dhe humane.

Familja e të afërmit  të kujtojnë me mall, të kujtojnë bashkëluftëtarët e tu, sepse ti nuk vdiqe por jeton mes nesh ti je i gjallë. Beteja jote u njoh në livadhet e muçollëve dhe aty ti luftove si mbret duke ruajtur kështjellën të cilën e fitove, sot atë ne e gëzojmë në liri. Ah liria nuk ka çmim nuk mund të paguhet fal teje dhe shumë trimave që sakrifikuat, ajo erdhi, andaj nuk iu harrojmë asnjëherëë.

Trupi yt i gjatë, mendja jote e hollë, afërsia jote dhe dashuria për tokën tënde të cilën sot e gëzojnë bijtë e tuaj në liri flasin dh ë tregojnë me krenari luftën tënde të pashoqe ndaj armikut serb. Burrat e vërtetë jetojnë ata kurrë nuk vdesin,ti je dhe do jesh në mesin tonë mësues se si duhet mbrojtur vatani. Fjala “dëshmorë” ka peshë të madhe duke mbrojtur atdheun u godite pabesisht, pasi vrave shumë të pabesë e armiq pushtues. I dobët është ai që i robërohet pushtuesit të ligë që tejkalon çdo kufi. Ju treguat se kurrë nuk dini të robëroheni e as nënshtroheni nga të pabesët por ua kthyet armën dhe i goditët armiqtë dhe goditja ishte aq e madhe sa solli pavarësinë e Kosovës.

Zahir Pajaziti, Jusuf Pollomi dhe dëshmorët e tjerë të Kosovës ishin burra të vërtetë të lirisë e drejtësisë. Zëri yt dhe arma jote shikojnë përtej horizonteve nuk lejojnë që tokën e Kosovës ta prek më shkau i zi.

Sllavët vranë e bën shumë barbari e pabesi po ju nuk i lejuat u vendosët atyre kufij, nga Kroacia e në tërë Llapin u mbush toka plot me  kriminelë të vrarë.

Përmendorja sa hije të ka je i shkëlqyer prind i ndershëm baba. Të çmojmë shumë në çdo hap që ti ke ecë në çdo tregim që tregoje në odat e burrave,por dhe për çdo lëvizje që ndërmore kundër armiqve serb. Mëngjesi vjen po ashtu dhe mbrëmja, ti qëndron i palëkundur në diell,bor,shi,në malet e larta në fushat e gjëra lufton e lufton për çlirim dhe ja arrite më në fund ja dole tër kombi ngrihet në këmbë për ty lavdi,lavdi.

Shqiponja në krahë bashkë me armët dhe veshjen ushtarake përcjellin një mesazh se ti je dhe do mbetesh hero i pamposhtur në kohëra dhe pse ndërrove jetë duke luftuar arma që të ka plaguar ajo është harruar. Ti përgjithmonë ke për të jetuar, për ty shumë kanë për të kujtuar, shumë kanë për të shkruar. Ju na keni ngritur ne dhe ne lutemi t iu ngrehim Ju, prore të iu  kujtojmë e kurrë mos t’iu  harrojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …