Mr. Nezir Beqiri: Në Ballkan dhe në botë jetojnë më shumë se 14 milionë shqiptarë

Në Shtetin amë të Shqipërisë jetojnë 3 milionë e 600 mijë e 523 shqiptarë. Ndërsa në Republikën e Kosovës janë mbi 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë Dardanë. Në Maqedoni parashikohet se jetojnë shqiptarë që përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe mendohet se numri i shqiptarëve është e mundur të arri afër 1 milonë banorë shqiptarë. Në Greqi jetojnë 800 mijë banorë shqiptarë. Banorët e sotshëm janë dhe një pjesë  e tyre që vinë nga Shqipëria që janë emigrantë që e kanë zgjedhur dhe si vend fqinjë në të cilin punojnë dhe janë me familjet e tyre dhe numri mundet të shkojë deri në 1 milionë, shqiptarë që jetojnë në Greqi. Si duket numri më i madh i Shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të veta të, të parëve të tyre janë duke jetuar në Turqi. Në Turqi janë duke jetuar rreth 5 milionë shqiptarë. Por kjo shifër sigurisht nuk përfshin gjithë shqiptarët që janë shpërngulur me dhunë nga trojet e veta, por edhe shqiptarët që janë shkrirë në popullsinë vendase turke. Numri më i madh i shqiptarëve në Turqi jetojnë në rrethin e qytetit të Stambollit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë për gjatë kufirit turko-sirian, të cilët jetojnë sot e asaj dite. Shtrohet pytja përse një shifër e madhe e shqiptarëve është aq e madhe duke jetuar në Turqi rreth 5 milionë dhe mundet të mos besohet për këtë numër të madh, por realiteti është krejt ndryshe. Por sipas statisitikave dhe hulumtimeve të shumë historianëve dhe studiusve të përmbledhjes së llogarive të regjistrimit të popullsisë mendohet se kjo shifër është e saktë. Sepse nga Kosova drejtë Turqisë serbët shpërngulën dëbuan shqiptarët me dhunë një numër të madhë shqiptarësh, gjatë fund shek. XIX dhe gjatë gjithë shek XX, kështu shpërngulën nga trojet e veta më shumë se 740 fshatra shqiptare qysh nga vitet 1878 prej Mollës së Kuqe Nishit, Toplicës, Leskovcit, Vranjës, e Kosovës, i detyruan të marrin rrugën e pakthimit drejt Turqisë. Me marrveshjet e asaj kohe të viteve 1912–1945 e më vonë në kohën e kërkimit të armëve të vitit 1956 të kohës së Rankoviqit dhe ju konfiskua nga serbët


 


Pasuria e shqiptarëve dhe në tokat e tyre u vendosën kolonistë serb nga viset e Serbisë së mbrendshme, dhe kështu u vendosën në pasurit e shqiptarëve, ku sot e asaj dite figurojn toponimet e emërtimet e tokave, në emër të shqiptarëve si në rrethin e Nishit, Leskovcit, Vranjës, Sjenicës, Sangjakut, Toplicës etj. Serbët nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore i larguan Shqiptarët me një dhunë sistematike e gjenocid të pa parë deri në atë kohë, të ushtruar nga mënyrat më barbare shpërngulën diku rreth 500 mijë shqiptarë nga trojet  e tyre. Me të shkuar shqiptarët në Turqi filluan ti emërtonin me mbiemra të turqve, kështu humbën identitetin kombëtar, shkollimin e kishin në gjuhën turke dhe ata një pjesë e tyre e madhe u asimiluan, por kishte dhe të atillë që nuk e harruan gjuhën e traditën shqiptare. Por ja vlenë të thuhet vendbanimet ku vendoseshin shqiptarët të jetonin, ishin të afërta me njëra tjetrin dhe për ate u ruajtë me shumë krenari kompaksin e tyre dhe gjuhën shqipe, dhe kulturën e tyre, që po sot shumë prej  tyre flasin bukur gjuhën shqipe, ndër të tjera ka dhe fshatra që po të gjithë fshati janë shqiptarë dhe po të gjithë flasin gjuhën amtare shqipe.          


 



 


Pazari i Ri (Novi Pazari)


 


Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u shpërngulën dhe nga trojet e tyre prej Çamërisë, atje u dëbuan nga grekët, një ashtu si nga serbët ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, se planet ugëur zeza ishin të njejta ato të grekëve me të serbëve, për të shpërngulur sa më shumë shqiptarë dhe qëllimi i tyre ishte për të ndëruar strukturën e popullsisë në Ballkanë. Strategjin e pëdjekjes  e përdorën dhe grekët ndaj shqiprtarëve dhe me dhunë të vazhdueshme ju murën pasurinë shqiptarëve i dëbuan me dhunë e apartëhejd e në mënyrë të dhunshme dëbuan shqiptarët nga trojet e të parëve të tyre. Por sikur të rritet numri i këtyre numrave gjatë këtyre 50 viteve të fundit atëherë llogaritet se në Turqi mundet të jenë duke jetuar në Turqi rreth 5 milionë. Por sipas të dhënave ky numër prej 5 milionësh shqiptarëve që janë në Turqi një pjesë bukur e madhe janë asimiluar. Ndër qytetet më të mëdha që jetojnë sot shqiptarët në Turqi janë si Stambolli, Bursa, Izmiri, Ankara, Çanakala, Adana, etj. Sipas të dhënave historike vendosja në Turqi e shqiptarëve është diku qysh prej viteve 1500 e këndej. Në këtë numër të theksuar si më lartë, prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që i kanë gjyshërit e prindrit e tyre shqiptarë, që jetojnë sot në Turqi.


Shqiptarët janë vendosur gjithashtu në fshatra të tëra dhe gjenden të shpërndarë anembanë Turqisë. Një pjesë e madhe e tyre mbanë lidhje me farefisin dhe vatrat e tyre që janë shpërngulur. Në Mal të Zi, duke u bazuar gjithënji simbas statisitikave, jetojnë diku rreth 200 mijë shqiptarë. Një pjesë bukur e madhe e shqiptarëve jetojnë edhe në Preshevë, Bujanovcë, e Medvegjë e Serbi që numri i tyre arrinë rreth 70 mijë shqitarë. Po nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotshme vazhdojnë të jetojnë në shumë shtete të ndryshme të botës si emigrantë të migruar shumë shqiptarë. Nëpër Evropë sidomos janë shpërndarë në një masë të madhe shqiptarët, në disa pjesë më shumë e  në disa më pakë, sidomos mbas vitit 1981 kanë shkuar me familjen e tyre, nga Kosova dhe në periudhën e viteve 1990 / 98 filloi një përndjekje kolektive nga serbët ndaj popullit shqiptar, largimin e tyre nga puna, mbylljen e shkollave e të Universitetit dhe kështu shpërngulja e shqiptarëve vazhdonte nga regjimi serbosllav, i cili nuk zgjidhte metoda për të realizuar qëllimet e tyre ugurë zeza. Kishin filluar të emrëtonin me serbizimin e rrugëve në emrat e ultra nacionaliste sllave. Një numër i madh shqiptarësh jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës së zhvilluar si në Gjermani, në Zvicër, në Belgjikë, në Suedi, në Norvegji etj.


Përveç shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare, kanë emigëruar nëpër vendet e Evropës, atje kanë shkuar si puntorë edhe shumë shqiptarë nga Turqia dhe arbëreshë nga Italia. Vetëm në dy dekadat e viteve 1970/1990 nga viset shqiptare si nga Kosova. kanë emigëruar për në vendet e Evropës rreth 2500.000 shqiptarësh, nga të cilët rreth 100.000 në Gjermani, rreth 60.000 në Zvicër, e rreth 40.000 në vendet e tjera perëndimore dhe rreth 50.000 nga viset e tjera veriperendimore të ish jugosllavisë. Kështu që në ditët e sotshme në Gjermani jetojnë diku rreth 200 mijë shqiptarë, dhe në shtetin e Zvicrës jetojnë po ashtu mbi 200 mijë shqiptarë që një numër shumë i madh është nga Kosova, e Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës. Migrimi i shqiptarëve në SHBA është bër gjithashtu me rritje të theksuar sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Parashikohet se në SHBA jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarësh ata janë me prejardhje nga Shqipërisa, Kosova, Mali i Zi dhe nga viset e tjera shqiptare. Pjesa më e madhe dërmuese e shqiptarëve është e vendosur në Nju-jork dhe me rrethinë e në Detroit, në Çikago, në Boston, e në pjesën e Uashingtonit etj. Por në SHBA kanë emigruar dhe një pjesë e madhe arbëreshësh nga Italia. Shqiptarët kanë emigruar e jotojën sot dhe në Kananda, në Argjetinë, Austrakli e vende të tjera Arabe etj.


 


Në Itali jetojnë e veprojnë diku rreth 300 mijë shqiptarë të cilët një numër i theksuar vinë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova e nga Maqedonia. Ndërsa në Austri sipas të dhënave ndërkombëtare që miren me emigracionin, jetojnë diku rreth 300 mijë shqiptarë. Po ashtu dhe një pjesë e madhe e emigrantëve që janë larguar nga tokat e të parëve të tyre, kanë shkuar në Kanada për të jetuar që atje janë rreth 50 mijë shqiptarë. Në Francë e  Spanjë gjinden 50 mijë shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në këto dy shtete. Sa i përket shqiptarët jetojnë dhe në shumë vende të tjera të botës, si në Egjipt, ndërsa shqiptarët në Siri shumë prej tyre jetojnë në Damask, mbi 10 mijë shqiptarë, ku njëherit mund të jetë numri dhe më i madh dhe pjesa e tyre dërmuese e kanë mbiemrin “Arnaut” dhe këta shqiptarë janë me prejardhje, prej Kosovës dhe Shqipërisë, që njëherit shumica e tyre janë shpërngulur mbas vitit 1912 dhe në mesin e dy luftrave ballkanike prej vitit 1918 e deri më 1939. 


 


Shqiptarët jetojnë anekënd botës mbarë dhe  janë të shpërndarë në për periudha të ndryshme kohore, shqiptarët ishin faktorë stabiliteti ku ishin e gjithë kund dhe ku gjindeshin, por në masë të madhe ata detyroheshin të shpërngulën dhunshëm nga serbët, nga njëra anë e gjendjes së përdjekjes kolektive e nga ana e rënd të tyre, për të jetuar dhe nga luftrat e ndryshme për mbijetes, që në vazhdimësi donin t,ju coptonin trojet  tyre. Sepse gjdo kohë e luftëra në Ballkanë si caku kryesor ishin trevat shqiptare që të ju merreshin vatrat e të etërve të tyre, sidomos nga hegjomonizmi serbë, që kishin ushtruar një dhunë të vazhdueshme mbi shqiptarët, prej shekullit XIX e deri në luftën e fundit të Kosovës më 1999 që kishin qëllim që të shpërngulin shqiptarët nga Kosova. Qëllimi i tyre ishte të realizojnë ëndrrat e tyre, që sa më shumë të tkurrin trojet shqiptare dhe kjo për ne shqiptarët është një histori e hidhur, sa do që ne prapë se prapë mbijetuam dhe jemi sot në këto troje të lashta Ilire Dardane. Por një ëndërr e tillë nuk ju realizua dotë regjimit serbosllavë, se ishin po shqiptarët që mbrojtën vatanin e nuk duruan dotë më robërinë shekullore dhe fitorja ishte në anën e tyre dhe kështu në vitin 1999 në Kosovë u kthyen afër 1 milionë Shqiptar që ishin shpërngulur me dhunë po gjatë vitit 1998/1999.


Shqiptarët ishin përndjekur me dhunë e largim nga shtëpitë e tyre, dhe ishin larguar e djegur shtëpitë e tyre, duke i vrarë e burgosur, gjatë luftës së vitit 1998/99, por ndodhi një mrekulli e pa pare në Kosovë, që në ndonji vend tjetër nuk kishte ndodhur, që dhe bota mbarë e përshëndeti këtë gjest të rallë. Kthehet populli në një mënyrë të tillë në aq kohë të shpejtë e me përmasa të mëdha, si që ishte rasti me popullin shqiptarë të Kosovës martire. Por si faktorë meritor për kthimin e gjithë popullatës nëpër shtëpitë e veta ishte dashuria e madhe për atdheun, tokën e të parëve tanë, që ishin në këto troje me mija vjetë e do të jenë prapë këtu se ishin ilire e dardane e sot me plot krenari janë shqiptare. Në mbarë botën jetojnë më shumë se 14 milonë shqiptar dhe gjinden në këto shtete të botës që kemi përmbledhjen si në vijim:


 


Në Shqipëri jetojnë 3.6 milionë shqiptarë


Në Kosovë jetojnë 2.4  milionë e shqiptarë


Në Turqi jetojnë 5 milionë shqiptarë


Në Maqedoni jetojnë 700 mijë shqiptarë


Në Greqi jetojnë 800 mijë shqiptarë


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 500 mijë shqiptarë


Në Gjermani jetojnë 300 mijë shqiptarë


Në Itali jetojnë 300 mijë shqiptarë


Në Zvicër  Austri jetojnë 250 mijë shqiptarë


Në Luginë të Preshevë, Bujanovcë, e Medvegjë, jetojnë 70 mijë shqiptarë


Në Mal të Zi jetojnë 40 mijë shqiptarë


Në Francë jetojnë 50 mijë shqiptarë


Në Spanjë jetojnë 5 mijë shqiptarë


Në Kanada jetojnë 50 mijë shqiptarë


Në Belgjikë jetojnë 60 mijë shqiptarë


Në Australi jetojnë 20 mijë shqiptarë


Në Siri jetojnë 10 mijë shqiptarë etj.


Gjithësejtë janë 14.155.000 shqiptarë


 



           


Trojet shqiptare në Ballkan


 


Por ja vlenë të themi se në regjistrimin e fundit në Kosovë është bërë një anashkalim ndaj mërgimtarëve, dhe një padretësi e madhe ndaj pjesës më të ndritur të kombit ndaj mërgimtarëve, nuk ju mundësua regjistrimi i tyre. Sepse shumica e tyre në atë kohë, kanë qenë në perendim e në vendet ku punojnë e veprojnë dhe nuk kanë marë pjesë në regjistrimin e popullsisë të Republikës së Kosovës. Kjo pjesë e mërgimtarëve kanë mbetur jashtë regjistrimit të popullsisë që është mbajtur në Kosovë, që njëherit është një brengë mbarë kombëtare e cila ka dhën shumë një kontribut të lartë për çlirimin e atdheut. Shpresojmë se do të realizohet regjistrimi i tyre së shpejti dhe të bëhet regjistrimi i tyre i plot atje, ku janë e qëndrojnë e veprojnë që mos të mbesin pa u regjistruar banorët shqiptarë të origjinës së tyre që është e pa mohushme dhe e mbrojtur me gjithë konventat ndërkombëtare, Regjistrimi i mërgimtarëve të jetë e drejta e tyre  plebishitare, si banorë të  shtetit të Republikës së Kosovës. Në të ardhmën kjo shpërngulje e shqiptarëve nga trojet e tyre kurrë mos të përsëritet, nëpër katër anët e botës më ndër shqiptarë, më mirë se atdheu ynë i Shqiponjave dhe gjuha jonë e ëmbël Shqipe me kulturë të lashtë e traditë Shqiptare ku do tjetër nuk do të ketë më mirë se në atdheun tonë, Këtu në këto territore Shqiptare jemi me mija vite këtu na ka falur Zoti, këtu dhe do të mbesim gjithmonë ne shqiptarët jemi të zotët e këti trualli Pellazgo-Iliro-Arbër-Dardanë e sot do të trashëgojnë Shqiptarët në vatrat e në tokat e vatanin e të parëve tyre në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …