leoni

Msc. Adem Lushaj: MMPH-ja është përgjegjëse për dëmtimet e rënda në ambinetet e komunës së Deçanit

Msc. Adem Lushaj: MMPH-ja është përgjegjëse për dëmtimet e rënda në ambinetet e komunës së Deçanit

(Letër drejtuar ministres së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj)

Shprehim kënaqësinë tonë për qëndrimin tuaj rreth mjedisit dhe premtimit për përkushtim ndaj natyrës, për mbrojtjen e saj. Këtë rast e falënderojmë edhe deputetin Armend Zemaj, për ngritjen e shqetësimeve të qytetarëve, kundër krimit mjedisor në Deçan. Jeni e nderuar që të vini dhe të njoftoheni nga afër për gjendjen mjedisore në këtë komunë, qoftë duke bashkëbiseduar me qytetar apo edhe duke parë nga afër, gjendjen reale për të cilën jemi të shqetësuar si deçanas.

Ekonomia e çdo shteti, varet edhe nga resurset natyrore që posedon, qofshin mbitokësore apo nëntokësore. Sipas nocionit të zhvillimit të qëndrueshëm, shfrytëzimi i resurseve natyrore duhet të jetë në atë masë që të plotëson nevojat e tanishme, por gjithnjë duke menduar për brezat që vijnë. Pra, zhvillimi ekonomik është jetësisht i ndërlidhur me mjedisin e atij shteti, përkatësisht të atij rajoni.

Cak i krimeve mjedisore është edhe Komuna e Deçanit, përkatësisht resurset natyrore që janë në Masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Autor të krimeve mjedisore në këtë zonë, (me të drejtë), dyshohet se janë personat juridik dhe fizik, qofshin në mënyrë të organizuar apo edhe të veprimeve institucionale, si të nivelit qendror, ashtu edhe atij lokal. Veprimet e marra kundër mjedisit në këtë komunë, padyshim se drejtojnë gishtin edhe kah Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Institucioni komunal i Deçanit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Deçanit, me vendimet e tyre ligjore e kundërligjore (me dashje apo nga mosdija), kanë bërë turpe që nuk mund t’ua pastron, as uji i Lumëbardhit të kësaj komune. Këto dy institucione shtetërore, me vendimet e tyre, kanë bërë krime që s’ka dënim që do arsyeton.

– MMPH dhe Komuna e Deçanit, janë përgjegjëse për krimet që bëhen në Bjeshkët e Nemuna, ngase zyrtarët e tyre, në vend se të merren me ruajtje, (në forma të ndryshme) janë pjesë e krimit.

– MMPH dhe Komuna e Deçanit, në vend se të ruajnë natyrën, sipas Ligjeve të nxjerra (të mira apo të këqija, janë ligje) nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, zyrtarët e tyre, (me në krye ministrin dhe kryetarin), shkelin ligjet (Ligji për Zonat e Mbrojtura, të vitit 2008) me lejimin e ndërtimit të HC-ve.

– MMPH dhe Komuna e Deçanit, janë autore të krimit, ngase me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, çdo dëmtim i mjedisit, qoftë degradim, shkatërrim, shkretërim…paraqet vepër penale. Ndaj, me degradimin e shtratit të Lumëbardhit të Deçanit, (duke shkatërruar edhe florën e faunën), kanë bërë krim, gjë që duhet të merret Prokuroria e shtetit.

– MMPH dhe Komuna e Deçanit, janë përgjegjëse për humbje të burimeve ujore, duke bërë që qytetarët të vuajnë për uji të pijes dhe ujitjes së pronave bujqësore.

– MMPH, Komuna e Deçanit dhe politika ndërkombëtare e ndikuar nga Manastiri, janë përgjegjëse për ngecje të zhvillimit të Deçanit, kur dihet se turizmi dhe bujqësia, janë shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Pra, vendimet e kësaj Ministrie dhe qyqarllëku i qeverisjes komunale, kanë bërë që deçanasit ta pësojnë dhe ndjejnë në jetën e tyre.

(Msc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e intelektualëve të pavarur” Deçan)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …