MTI konstaton se sasia e përshkuar në paketim e një lloji të djathit nga Maqedonia e Veriut nuk përkon me sasinë reale të produktit

MTI: Sasia e përshkuar në paketim e një lloji të djathit nga Maqedonia e Veriut nuk përkon me sasinë reale

Pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore që shiten në Kosovë kanë rezultuar jo të sakta. “Dy lloje të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit që shkoi”, thuhet në kumtesë. “Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori”. Ministri thuhet se është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe. “Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ministri Krasniqi. Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …