Muhamet Brahim Tafaleci (9.8.1969 – 30.4.1999)

Muhamet Brahim Tafaleci (9.8.1969 – 30.4.1999)

Muhameti lindi më 9.8.1969 në fshatin Verboc dhe është dëshmori i dytë i kësaj familje. Ai jetonte në një familje të madhe me 23 anëtarë. Ishte djali i dytë i Brahimit dhe Hatës. Ishte i martuar me Nailen nga fshati Abri e Ulët.

Shkollën fillore e kreu në “Zenel Hajdini” në Tërstenik, ndërsa të mesmen në Drenas.

Mësuesi i tij i parë ishte Idriz Gashi.

Muhameti ishte sportist dhe punëtor, iu binte veglave muzikore dhe i adhuronte këngët patriotike. Armët i donte dhe ishte i gjindshëm në rrethin familjar, hobi kishte sportin e karates.

Shërbimin ushtarak nuk e kishte kryer, edhe pse regjimi serb e kishte thirrur disa herë, ai kurrë nuk u paraqit dhe çdo herë e kundërshtonte.

Në vitet e 90-ta u detyrua të dalë nga Kosova dhe shkoi në Gjermani, si azilant ku qëndroi deri në vitin 1997.

Muhameti me fqinjët kishte raporte shumë të mira, po ashtu edhe me shokët.

Ai shkonte shpesh tek miqtë dhe motrat e martuara, ishte shumë humanitar dhe iu  ka ndihmuar me të gjitha mundësitë që kishte.

Në vitin 1998 kishte shkruar edhe në Shqipëri me shokët e tij për armatim.

Në vitin 1981, familja e Muhametit rrezikohej nga pushteti serb, që e kishin bastisur këtë shtëpi plot 6 javë, duke kërkuar vëllan ëe tij të madh, Mehmetin, që ta burgosnin, sepse ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981.

Familja e Muhametit tregon se si i ri në moshën 12 vjeçare, Muhameti ka qenë i maltretuar nga forcat serbe. pasi që e kërkonin vëllanë e tij, Mehmetin. Muhameti shte në vijën kufitare në Koshare kur u inkuadrua në radhët e UÇK-së, në Shkurt të vitit 1999.

Në luftë i lindi një djalë me datë 4.3.1999, të cilin vëllai i tij dëshmor, Mehmeti, e pagëzoi me emrin Çlirim, që është  edhe fëmija i tij i vetëm.

Ai e kishte lajmëruar vëllanë e tij për lindjen e djalit, dhe i cili me 20 prill niset nga fronti i Koshares për ta vizituar familjen e tij, në fshatin Verboc.

Me ardhjen e tij në fshat ai inkuadrohet në Kompanin e I, Batalioni i II, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”

Në luftimet e datës 30 prill 1999, ai përjetësohet së bashku me vëllanë e tij, Mehmetin dhe shokët: Besim Tiku, Haki Prokshi, e të tjerë.

Familja e dëshmorëve Mehmet dhe Muhamet Tafaleci, ka të vrarë në luftën e fundit edhe babanë, Brahimin, axhën Seferin dhe djalin e Seferit, Rexhepin.

Pesë anëtarë të kësaj familjeje atdhetare ranë dhe u martirizuan për çlirimin e Kosovës nga barbaria shekullore serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …