Muhamet Tartari: Gjithë bilbilat në një këngë

Muhamet Tartari: Gjithë bilbilat në një këngë

Githe bilbilat ne nje kenge

 

Kush eshte i zoti ne kenge,
T’i mbledhe bilbilat te tere,
Capi i lehte e hapi i rende,
Ne valle t’u gjeje vend..

 

Sa e nis Dhimiter Varfi,
Ne kembe Aranit Tragjasi,
Goligu ne Bence gati,
Ne Vranishte i pret arapi.

 

Maje e larte Bilibil Dhimitri,
Deti Jonit, dallge ngriti,
Kenga jote breza rriti,
Zeri yt me yje ndriti.

 

Kendo Aranit Daupi,
Mos pusho Golik Jaupi,
O Arap i Çeloleske,
Ju nuk kini kurre vdekje.

 

Aranit lisi ne brinje,
Zeri gurre-gurgullime,
Kenga jote ne gjak ka mbire
I madh per polifonine..

 

O Golik me emer mali,
Zoti ç’ze qe te fali,
Buronje-burim kristali,
Livadh me blerim behari.

 

O Arap bredhi me rrenje,
Vitet shkojne e ti ne kembe,
Nuk te shteri ajo kenge,
S’te lodhi vallja e rende.

 

Arap bilbil i vertete,
Vargut tim i dhe lezet,
Ne vallen labe termet,
I dredhur ne monument.

 

Hidhe vallan Hetem Shkurti,
Luaj belin, tunde supin,
Dridh shamine, jep alarmin,
‘Lidhur si fishek gjerdanin…’

 

Ktheja o Sinan Gjoleka
Ne valle lisi me dega,
Spiro Çino zeri rralle,
Si hedhes violine e pare.

 

Nazif Çela ze bilbili
Neper kenge te çeli prilli,
Kenget veshur nga blerimi,
Kenget gonxhe trendafili.

 

Kush s’ta ka degjuar zene
Zeri yt lezeton vende,
Ti i ngre malet ne kembe
O Nazif Çela me kenge.

 

O Golik, o Golik Lika,
Shtate nota ke te gryka,
Violin e trete Melqe Çela,
Vijne nga grykat e thella.

 

Kur e nis kengen Hyseni,
Ngrihet dhe Qazim Ademi,
Smokthinjote rrenje mademi,
Neper kenget i kemi.

 

Paro moj thelleze shkembi,
Me uje bore lare zeri,
Vasillo moj ‘bejke e Bardhe’,
Lundra e kenges mbi vale.

 

Ndeze kengen Ermioni,
Si reja qe vjen nga Joni,
Malet i zuri debora,
Naimin na sjell Leonora.

 

Syrjat Hodo Terbaçjoti,
Zeri yt shpirt-o baroti,
Kenget gjemim i rende,
Te dy me Çiken ne kembe.

 

Merrja more Vasil Sera,
Zeri yt na çel pranvera,
Thuaja se ta heq dera,
Ne Brataj s’shteron miniera..

 

Moj Vito me kenge shume,
S’u lodhe s’u ngjire kurre,
Tane e Gjike nuk ben shume,
Taireja-zerin gurre..

 

Azimea protopare,
Kendoi bukur per çobane,
Myrvete Bega pa fjale,
Kenges labe i dha dallge.

 

Sulua si sterall i serte,
Lekua si Pliska vet,
Begua shamine e dredh,
Treshj’e Dukatit lezet

 

O Tartar Tartar Avduli,
Ne Tragjas te qeshi nuri,
Zeri vershellima plumbi,
Kenget dallge Karaburuni.

 

Viron laçi gryke thelle,
Kthyes me gjoksin shpelle,
Kthyesi me shume vlere,
Mavrova ç’djale ka nxjerre.

 

Zeri yt Kalo Bregu,
Rritet si gjemin orteku,
Neper shpate, neper shpella
Aty ku dimeron leshverdha…

 

Kenga jote Vendim Zyka
I mbledh thellezat te gryka;
Ajeti eshte muzika,
Yzedini shkrep si drita.

 

Arjan Shehu e Mehmet Vishe
Violinat Gjirokastrite;
Kush kendoi ‘O Sinan Labi’,
Rrufete i zbriti nga mali.

 

Fterres kush ia rrit lezetin,
Kenga e Hasan Mehmetit,
Zequa te kembe e malit,
Evgjenia perkund djalin.

 

I mbushe me kenge o Bardhe,
Bolene e Lapardhane;
Ku gjendet Pika Ferruni,
Pse kenge e Dhermiut humbi?

 

Kur kendon Meleq Kapllani,
Kanines i rritet nami,
Kendo o Bexhet Treblova,
Ne male ku kullon bora

 

Vendim kapaj djale i qete,
Ne fyell mjeshter i veretete,
I bie si do vete,
S’do oboe as klarinete…

 

Katina lare ne vese,
Je verete nje belereshe,
E degjojme e mbame veshe,
Kenge e Himares princeshe.

 

Halil Bilaj i Picarit,
Kenge buronja te zallit.
O moj kenge e Mallakastres,
Si nuset ulesh ne dasem.

 

Vallja labe flake mori,
Se i priu Alush Milori,
Ne Vranisht priu Hetemi,
Ne Dukat Bego Vangjeli.

 

Kush e mbolli kengen labe,
Neper shkemb e ne livadhe,
Si sot e per mijera vjet,
Nderim paçin per jete.

 

Neço Muka Himarjoti,
Sino Xheli i Kuçioti,
Rrapo Metua, xha Xhemili,
Xha Xhebrua, Perlat Tafili.

 

Thanas Beni, Nase labi,
Matua e Selim Hasani,
Veliko e Murat Breshani,
Vranishjot Tare Selmani.

 

Tartar Zeka i Kuçiot
Thuri kenge e bejte plot;
Beqir Laçi ne Tragjas,
Iku shpejt, kenge la pas.

 

Jane vjershetore shume,
Ca i njoh, ca si njoh une,
Drite shpirti, flake kenga
Ushqimin marrim nga rrenja.

 

Filloj me shkoket e vargut,
Uroj mire se keni ardhur,
Per rreth sofres se lezetit,
Ne kengen e Muhametit.

 

Mireseerdhet miq e shoke,
Vargu im per ju burofte,
Kenga qe rrjedh nga shpirti,
Muhamet Tratar Vranishti.

 

Pilur te lisat ne brinje
Lefter Çipa ngre dolline,
Hedh nje varg, gdhend nje rime
Dhe kenga hap melodine.

 

Nga Dukajt nga Tepelena
Maliq Lila drite pena;
Vargu yt, kenga Bençore,
Lule mjalti, uje bore..

 

Terbaçjoti Kujtim Mici,
Vargun e bukur skaliti,
Kenga e derdhur nga shpirti,
Malin e Çikes rriti.

 

Lapardha Fehti Brahimi,
Vargjet, uje burimi,
Elegji e ke nga trimi,
Humor gjemba trendafili.

 

Hamdi Pulua ne Tragjas,
E nisi avash avash,
Qengji i bejkes u be dash,
Kenget e tij me tallaz.

 

Dule Havari i Dukat,
Lum si ti per ate fshat,
Qe buron ne kenge shume,
Dhe neper vallet hedh furtune.

 

Teno Lona i Fterriot,
Vargjet lule dhe barot,
Kenga jote s’ka te shteruar,
S’shteron ujet ne Ixuar.

 

O Nexhip Sera nga Berati,
Xha Selimi Ç’varis pati;
Bashke me ty edhe Arapi,
I kini rrenjet si rrapi.

 

Llambro Hysi hane hane,
Llogatje ninulla bane,
Kenga jote nderon fshatin,
More bir i Kallaratit.

 

Xha Mehmeti i Karabolle,
Ne luftera kengen e mbolle,
Per deshmoret i percolle,
Neper stane e kasolle.

 

Tomorr Leko Mesapliku,
Me vargje automatiku,
Kenget me gjemim belçiku,
Ngrice Janari, vape Korriku.

 

Tepelene Zaho Balili,
Plote me kenge mbushur gjiri,
I zbritur nga Rezhini,
Ne Hormove te feksi ylli.

 

O Hysni biri i Bolenes,
I Miftar Shahipit me emer,
I pushkes dhe i penes,
Me kenge labe ne zemer.

 

Pelivan Bajrami me rrenje,
Kombin e mbushe me kenge,
Me hostenin qe ke bere,
Mos, i terbove te tere.

 

Nertesi Asllan Çipini,
Ne Bolene buron burimi,
Kenget me arome pishe,
Shtruar vençe pleqerishte.

 

Drashovica porte ne zall,
Nxorre nje poet te bardhe,
Vale lumi, dallge deti,
Vargu i Hiqmet Mehmetit.

 

Me pene vargjet i mbolle,
Si plugon bujku ugarin,
Shpirtin kenge pike pikove,
Ne poezi Eqerem Canin

 

Avni Varfi, Avni varfi,
Vargje me iso Shushice,
Poezine petale mjalti,
Bore e trendeline Çike.

 

Vargun me mendim te thelle,
Zile laberie ritmi,
Njgjyrat e natyres mbjelle,
Gjormioti Seit Seiti.

 

Terbaçi vater me kenge,
Poeti Albert Abazi,
Te tradita hedhur ne rrenje,
Veshtrim mbi maja mali.

 

Poetet e Laberise,
Vargu im s’u nxe te gjithe;
Kenga juaj sofer shtruar,
Laberine e ka bleruar.

 

Muhamet Tartari, Vranisht, Vlore

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …