FSK

Mundësitë që FSK-ja të transferohet në FAK janë të vogla

Mundësia që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës po vazhdon të mbahet peng nga politika, sidomos nga Lista Serbe e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë këtë transferim. Njohësit e çështjeve ushtarake në Kosovë, vlerësuan se derisa nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vështirë se do të ketë ushtri të re dhe se mbajtja e krijimit të ushtrisë peng për shkaqe politike është një gabim tejet i madh i institucioneve dhe partive politike në Kosovë. Ata madje thanë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë shpejt dhe ta bindin edhe palën serbe se krijimi i ushtrisë së Kosovës është edhe në të mirë të tyre. Por sipas njohësit të çështjeve të sigurisë dhe atyre ushtarake, Ramadan Qehaja, mundësia që FSK-ja të kthehet në FAK, është shumë e vogël, për shkak se  Lista Serbe është e vendosur që mos ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …