Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Serbia ka ndaluar qarkullimin në rrugët e saj të mallrave evropiane për në Kosovë

Mungesa e vullnetit politik i lë të pazbatuara marrëveshjet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Njohës të fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se ndonëse janë nënshkruara marrëveshje të shumta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mungesa e vullnetit politik po i lë të pazbatuara marrëveshjet ekonomike. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ka ankesa të kompanive tona për ndonjë barrierë të caktuar, kanë qenë ato të zakonshme tek birrat, tek mielli, tek patatet, por të ngjashme kanë filluar edhe tek sektori i plastikës së fundi, por edhe enë sektorët e tjerë. Unë e shoh këtë si një mungesë të vullnetit politik që shpeshherë ndikohet prej grupeve të interesit si shkaktarë kryesorë të mos realizimit të marrëveshjeve dhe të një qëndrimi të përbashkët që shfaqet në publik, por që pastaj nuk zbatohet në praktikë për eliminim të çdo barriere të mundshme në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë në mes tjerash Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …