Deputeti, Hekuran Murati, thotë se ka miell më bollëk, por blerësit me pakicë nuk e gjejnë dot në asnjë shitore

Murati: Janë edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojmë për të shterur mundësitë që të bëjmë marrëveshje me LDK-në

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati shprehet optimist në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, duke thënë se kanë ende edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të shterur mundësitë që të bëjnë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai thotë se partia e tij, ka vullnet për të bërë marrëveshje me LDK-në, dhe se këtë vullnet e kanë dëshmuar, në momentin që i kanë bërë ofertë LDK-së, që të jenë bartës të listës në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ofertë u refuzua nga kjo e fundit. Sipas Muratit, të dy partitë kanë dalë në fushatë me të njëjtin premtim, për ta dërguar PAN-in në opozitë, gjë që kjo tregon se ka ende shpresë për koalicion.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …