leoni

Valon Murati

Murati: Kurti duhet të tregojë se si bëhet bashkimi e jo për veprimet e tij në rast se ndodhë referendumi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka shkruar se kryeministri Kurti duhet të tregojë sesi bëhet bashkimi, e jo si do të votonte ai në një referendum të mundshëm! Në të vërtetë kryeministri do të duhej të na tregonte se çfarë hapash do të ndërmarrë ai për të mundësuar organizimin e një referendumi të tillë. Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë. Bashkimi nuk është çështje vullneti por ndalesash e pengesash, si dhe i varur nga konteksti rajonal e ai ndërkombëtar. Kryeministri Kurti duhet të nga tregojë se si do t’i eliminojë këto pengesa e ndalesa e jo të fshihet pas një votimi hipotetik, për të cilin personalisht nuk dyshoj në rezultatin e tij të bindshëm në favor të bashkimit, ka shkruar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …