Mustafa

Mustafa: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për rajonin

Kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një lajm pozitiv për krejt rajonin. Në një postim të afishuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka thënë se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi, të cilin e konsideron si partner rajonal. “Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga Mali i Zi përbën një lajm pozitiv për rajonin. Republika e Kosovës i gëzohet dhe uron Malin e Zi për këtë arritje duke shprehur përkushtimin e plotë nga ana jonë për të qenë pjesë e NATO-s. Po ashtu, Republika e Kosovës rikonfirmon raportet e mira dhe miqësore me Malin e Zi të cilin e konsideron si partner rajonal në të gjitha proceset integruese euroatlantike”, ka thënë kryeministri, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …