leoni

Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata që pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit

Ish kryeministri, Isa Mustafa ka reaguar pas lirimit të avokatit dhe ish-këshilltarit të tij, Besnik Berisha. Mustafa ka shkruar se çdo gjë pritet nga ata që pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit. “Dolën të zhgënjyer ata që deshën të njollosin qeverinë që unë e drejtova duke aluduar se u arrestua për krim ish këshilltari i saj (do të thoja për “nacionalizëm e irredentizëm”, siç ua mveshte UDB-ja jugosllave atyre që i ndiqte ti eliminonte e s’kishte argumente dhe fakte për ndonjë vepër konkrete). Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit për tu organizuar bashkërisht për të  kundërshtuar e kërkesat e Veteranëve të UÇK-së”.Por, duhet të gëzohemi se gjyqësia, të cilën shpesh po e kritikojmë,  pas debatit maratonik për këtë rast, u tregua e drejtë dhe nuk u dorëzua para kërkesave absurde të karaxhozëve që deficitet e tyre profesionale i kompensojnë me aleanca me pushtetin; të cilët e harrojnë betimin e dhënë për zbatimin e Kushtetutës por bëhen hyzmeqarë të atyre që kanë dalë nga fakulteti pa bërë fakultet”, ka shkruar ish kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …