leoni

Isa Mustafa paralajmëron sërish zgjedhje pas atyre të 14 shkurtit, nëse dështon zgjedhja e kryetarit të Kosovës

Mustafa: Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve dhe për Kosovën ende është plagë e rëndë tash e dy dekada

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në nderim të 21 vjetorit të masakrës së Mejës dhe Ditës së të Zhdukurve la dërguar një komunikatë për medie: “Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve dhe për Kosovën ende është plagë e rëndë tash e mbi dy dekada. Aktualisht janë 1641 persona të zhdukur në gjithë vendin, familjarët e të cilëve presin me ankth për fatin e tyre. Pranvera e vitit 1999 ka qenë padyshim më e rënda në historinë e Kosovës. Në këtë stinë Serbia filloi përpjekjet e fundit për të zhbërë popullin e Kosovës duke ekzekutuar me mijëra fëmijë, gra dhe burra. Kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, shkatërroi, dogji dhe dëboi një popull nga shtëpitë e tyre”, thotë Mustafa. Sipas tij, është e rëndë për shumë familje që 21 vite pas luftës në Kosovë, për fat të keq varret dhe eshtrat e më të dashurve të tyre nuk i dinë ende.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …