Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Çdo përpjekje pajtimi pa vendosjen në vend të drejtësisë është përpjekje e një vrasje të dyfishtë

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike. Ai ka shkruar se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk vjetërsohen asnjëherë dhe nuk mund të amnistohet askush. Bilalli ka shkruar se çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë. “Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit!”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …