Isa Mustafa

Mustafa: Kemi punësuar 18 mijë vetë

Kryeministri, Isa Mustafa në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka realizuar 90 përqind të objektivave të parapara për vitin 2015. Ai ka përmendur se gjatë vitit që lamë pas, janë punësuar 18 mijë vetë si dhe ka pasur një rritje ekonomike prej 3.6%, e cila sipas tij, është më e madhja në rajon. “Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se të gjitha këto janë arritur në rrethana që të gjithë i dinë – siç ishin protestat në rrugë dhe gazi lotsjellës në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …