Mustafa kërkon nga shtetet e Quint-it liberalizimin e vizave

Mustafa kërkon nga shtetet e Quint-it liberalizimin e vizave

Kryeministri, Isa Mustafa priti në një takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, kreu i Qeverisë foli për përparimet në vendin tonë. Mustafa i njoftoi ambasadorët për përqendrimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillim ekonomik dhe integrimet evropiane. Duke folur mbi fuqizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ai kërkoi përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Liberalizimi i merituar i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm edhe për implementimin adekuat të MSA-së, pasi që kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të ndërmarrësve dhe të bizneseve kosovare në vendet e BE-së, si parakusht për shkëmbimin e mallrave dhe ideve”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …