Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: Koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin e korrupsionin dhe t’ia hap Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Mustafa ka shkruar në adresën e tij elektronike se se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjëra me rëndësi – e para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në. Deklarata se koalicioni ndërmjet Mustafës dhe Kurtit do të jetë koalicion i korrupsionit dhe i izolimit është huqje e llojit të vet. Por, asgjë më e mirë nuk pritet prej tij. Po e vërteton që s’po arrin të jetë politikan, por mbetet një i dështuar në zejen e vjetër të tij. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të hapë rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Me fitoren e LDK-së më 6 tetor, Kosova do të ketë qeveri evropiane me një kryeministre evropiane, e cila do t’i ketë dyert e hapura në Bruksel dhe Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …