Isa Mustafa

Mustafa: Kuvendi është bërë jofunksional dhe më së paku po i përngjan organit ligjvënës

Duke komentuar zhvillimet e përgjithshme në vend dhe sidomos ato në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se situata në të cilën gjendet Kosova tani, duhet të arrihet një marrëveshje e subjekteve politike, tani ose pas zgjedhjeve. Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël  i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend. Ndërsa lidhur me zhvillimet në Kuvend, ai është cituar të ketë thënë se Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Përgjegjësia themelore është te pozita, pastaj te opozita. Pozita lypset ti sigurojë 61 vota, të cilat mund ti sigurojë nëse koordinohet mirë, ashtu si bëri në leximin e parë. Opozita po gabon që po bënë opozitarizëm më një çështje jetike, me mbijetesën ekonomike dhe jetën sociale. Nuk bëhet opozitarizëm me shkatërrim të ekonomisë, me shuarje të vendeve të punës dhe me fukarallëk. Askujt nuk nevojitet të fitojë zgjedhjet nëse i ka kontribuar rrënimit të ekonomisë, ka thënë në mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …