leoni

Isa Mustafa

Mustafa: LDK është për heqjen e tërësishme të taksës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se subjekti politik që ai drejton është për heqjen e tërësishme të taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ai ka shtuar më tutje se ambasadori Grenell i ka thënë që sot do të pasojë paralajmërimi i masave të MSS-së. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se mbështetja e SHBA-së për Kosovën nuk është vetëm me para, por edhe në ushtri, polici e sfera të tjera. Ndërsa duke komentuar takimin në Uashington në mes të kryetari të vendit tonë, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër këtij takimi por, tha se edhe kryeministrin Albin Kurtin ta marrë rolin e vet jo vetëm në proces të dialogu,t por edhe në diskutimet me SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …