Isa Mustafa paralajmëron sërish zgjedhje pas atyre të 14 shkurtit, nëse dështon zgjedhja e kryetarit të Kosovës

Mustafa: Sveçla vehet mbi përfaqësuesit e popullit, nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një vendimi të veçantë ua ka lejuar deputetëve të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të diskutohet për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja për të përballuar krizën që do të sjellë pandemia. Sipas Mustafës, kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vihen mbi përfaqësuesit e popullit. “Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit.  Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!”. ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …