Isa Mustafa

Mustafa: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mundësia e fundit por nuk bën të përjashtohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme por se ato duhet të jenë mundësia e fundit sepse është e papranueshme që qytetarët të ballafaqohen me zgjedhje në këto kushte dhe rrethana. Ai është cituar të ketë thënë se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve me AAK’në është dialogu por nuk e përjashton edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa duke komentuar zërat për postin e presidentit, ai ka thënë se bisedat për zgjedhjen e Presidentit janë duke u bërë para kohe. Presidenti është në zyrë me autoritet kushtetues. Kur t’i vjen koha do të provojmë të gjejmë një pajtim për një kandidat. LDK tani ka Kryeministrin dhe nuk pretendon edhe pozitën e Presidentit. Shpresoj se do të gjendet zgjidhja, sepse ndryshe shkojmë në zgjedhe të përgjithshme, të cilat nuk na garantojnë se pas tyre kemi zgjidhje për President, kushdo qoftë ai, është cituar të ketë thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …