Muzafer Shala: Ministria e Arsimit po e dështon edhe një vit të ri shkollor për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë

Muzafer Shala: Ministria e Arsimit po e dështon edhe një vit të ri shkollor për shkak të keqmenaxhimit me pandeminë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala në një konferencë për media ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor me kohë, krahas situatës së rënduar nga përballja me pandeminë Covid 19 dhe rritjes së numrit të rasteve të infektuara me virusin Delta.

Shala ka thënë se për PDK-në është jashtëzakonisht të papranueshme, zhgënjuese dhe dështim fund e krye i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të nuk ka arritur t’i bëjë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator.

“Për dallim nga shumë vende që i përditësojnë të dhënat e udhëzimeve administrative dhe udhëzuesve rreth përgatitjve të mbarëvajtjes së arsimit, në Kosovë nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë nga MASHT-i. Në këto momente kur po flasim, situata në terren është alarmuese dhe shumë drejtor shkollash që kemi pyetur thonë se askush nuk i ka kontaktuar për asgjë.”, ka thënë ai.

Shala ka ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me këtë situatë dhe ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit duke thënë se në vend të përgatitjeve intensive, ata e kaluan pushimin veror në bregdet dhe sallone dasmash dhe rrezikojnë të dështojnë edhe një vit të ri shkollor.

“I bëjmë apel Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që ta marrin seriozisht situatën me pandeminë dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në të kundërtën, dështimi i qeverisë do të zbeh besimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në sistemin arsimor të vendit tonë në këtë krize pandemie. Duhet që të arrihet një konsensus me të gjitha palët e interesit për ta tejkaluar këtë krizë dhe ministria të jetë konsistente me vendimet që i merr duke i informuar të gjitha palët për përgatitjet sa më herët dhe në mënyrë të duhur.”, ka përfunduar ai.

Deklarata e plotë e Muzafer Shalës:

Të nderuar gazetarë,

Mirë se keni ardhur në këtë konferencë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe situata duket jashtëzakonisht e rënduar dhe pa shpresë për një fillim të mbarë për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve të reja me virusin delta.

Kosova po shkon drejt mbylljes së sërishme për shkak të keqmenaxhimit sepse në rrethanat kur pandemia nuk ka përfunduar ende, Ministria e Arsimit dështoi për ti bërë përgatitjet e duhura dhe me kohë.

Njëri nga sektorët që do të goditet më së shumti duket të jetë sërish arsimi, dhe fëmijët tanë që do të mbesin në shtëpi pa një perspektivë të qartë shkollore.

Fatkeqësisht, ato që i kemi paralajmëruar me kohë si PDK po ndodhin  – që Qeveria e Kosovës, më konkretisht Ministria e Arsimit nuk e ka shfrytëzuar pushimin e gjatë veror për ti bërë të gjitha përgatitjet e duhura që fëmijët të kthehen në bankat e shkollës normalisht dhe që personeli arsimor të jetë i vaksinuar i tëri dhe me prioritet.

Madje duhej që vaksinimi të ishte i obligueshëm për të gjithë personelin prej arsimit parafillor e deri tek ai universitar.

Si PDK, kemi pasur mirëkuptim ndaj qeverisë vitin e kaluar për situatën e vështirë të arsimit sepse pandemia ishte e panjohur për krejt botën dhe shumë vende i gjeti të papërgatitura.

Por është jashtëzakonisht e papranueshme, zhgënjuese dhe dështim fund e krye i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të mos i bënte përgatitjet e duhura për të nisur mbarë dhe me rregull viti i ri shkollor më 1 shtator.

Për dallim nga shumë vende që i përditësojnë të dhënat e udhëzimeve administrative dhe udhëzuesve rreth përgatitjve të mbarëvajtjes së arsimit, në Kosovë nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë nga MASHT-i.

Në këto momente kur po flasim, situata në terren është alarmuese dhe shumë drejtor shkollash që kemi pyetur thonë se askush nuk i ka kontaktuar për asgjë. Prandaj shqetësimet që po i ngrisim sot si PDK për ministren e Arsimit Arbërie Nagavci janë si në vijim:

  • Sa është numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të prekur nga COVID?
  • Si janë kushtet higjienike për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe a duhet dezinfektuar shkollat?
  • Çka do të behet rreth zëvendësimit të mësimdhënësve qe nuk munden ta fillojnë vitin shkollor për shkak të infeksionit?
  • Sa është përiqindja e vaksinimit tek personeli arsimor dhe mbështetës në nivel të Kosovës?
  • Sa fëmijë nuk i kane kushtet tekniko-teknologjike për ta ndjekur mësimin online nëse kalohet i tëri në mësim online për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike?
  • Sa mësimdhënësve u duhen orë shtesë të përgatitjes për përdorimin e teknologjive të reja për mësim të kombinuar?

Të dashur qytetarë,

Këto dhe shumë pyetje të tjera na bën të kuptojmë që qeveria me plot kuptimin e fjalës ka dështuar ti bëj përgatitjet e duhura për ta filluar normalisht vitin e ri shkollor.  Aq më tepër, Ministria e Arsimit nuk është fare e informuar për gjendjen në terren. Në vend të përgatitjeve intensive, ata e kaluan pushimin veror në bregdet dhe sallone dasmash.

Me këtë situatë të rënduar, e ardhmja e fëmijëve tanë direkt është duke u shkatërruar, e rrjedhimisht edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social.

Sot, mësuesit tanë, nxënësit dhe prindërit nuk kanë informacione se:

  • Kur do të filloj mësimi dhe a do të filloj me mbajtjen e mësimit fizikisht në ambiente të shkollës, a do te mbahet Online apo do të këtë mësim të kombinuar (Fizik-Online)?
  • Cilat masa higjienike do të aplikohen dhe kush i siguron?
  • Çfarë teknologjie do të përdoret?
  • Çka duhet të bëj mësuesi nëse rezulton i infektuar dhe kush do ta zëvendësoj?
  • A janë ne funksion ende task forcat në nivel shkolle të krijuara vitin e kaluar?
  • A do regjistrohen nxënësit në afatin e dytë?
  • A do sigurohen pajisje tekniko-teknologjike për ndjekjen e mësimit?

Për fund, i bëjmë apel Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që ta marrin seriozisht situatën me pandeminë dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në të kundërtën, dështimi i qeverisë do të zbeh besimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në sistemin arsimor të vendit tonë në këtë krize pandemie.

Duhet që të arrihet një konsensus me të gjitha palët e interesit për ta tejkaluar këtë krizë dhe ministria të jetë konsistente me vendimet që i merr duke i informuar të gjitha palët për përgatitjet sa më herët dhe në mënyrë të duhur.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …