Tërnava

Myfiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka vlerësuar lartë vlerën e harmonisë ndërfetare që ka kombi shqiptar

Në konferencën ndërkombëtare ndërfetare, e cila po zhvillon punimet në Zagreb, Tërnava ka deklaruar se në historinë mijëvjeçare të shqiptarëve asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë ekses mes feve “Të nderuar të pranishëm ndoshta do të ju duket e çuditshme por një pasuri dhe virtyt e vlerë që posedon kombi im shqiptarë është për tu respektuar nga të gjithë, ne si shqiptarë me historinë tonë mijëvjeçare asnjëherë nuk ka ndodhur që të kemi ndonjë ekses, konflikt apo mos marrëveshje fetare mes nesh, edhe pse posedojmë kryesisht tri fe atë islame, krishtere, ortodokse”, ka thënë ai. Tërnava ka vlerësuar se modeli i kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare duhet ndjekur nga të gjithë. “Kombi shqiptar brenda trojeve ku ai jeton edhe pse i ndarë pa drejtësisht mundë të merret model që duhet ndjekur edhe shumë shtete te botës. Bashkëjetesa dhe respekti ndër fetarë është begatia më e madhe që posedon kombi im por edhe Kosova ime”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Në vendin tonë po mbahen zgjedhjet për balotazh

Në vendin tonë po mbahen zgjedhjet për balotazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se …