Nagavci: Nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë pa asnjë qëllim për të arritur qëllimin

Nagavci: Nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë pa asnjë qëllim për të arritur qëllimin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me vezët me të cilat u sulmua sot zëvendëskryeministri Hoti. Në reagimin e saj, ajo ka thënë se opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte dhe me propozime e ide alternative. Ajo ka shtuar se mirëpresin një opozitë konstruktive dhe që e mbanë përgjegjës ekzekutivin. Nagavci ka shkruar mes rreshtash edhe për qëndrimet e Vetëvendosjes dhe të LDK-së për tarifën. “Ne, megjithatë nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë, pa asnjë qëllim për të arritur, përveç mjetit që bëhet si qëllim në vete. Ndonëse kur mjetet përdoren pa pasur një qëllim në vete, kur nuk ka kauzë për të cilën ke bërë përpjekje të arrish rezultate, kur nuk ke përdorur asnjë mjet e rrugë parlamentare për të arritur qëllimet që mund të kesh, përdorimi i mjeteve joparlamentare vetëm se të shpërfaq smirën e zilinë dhe tregon se nuk ke asnjë fakt e argument për të kundërshtuar punën e mirë të pozitës, për të treguar se ke bindje e qëndrime parimore”, ka shkruar mes të tjerash Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …