Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Nagavci: Po të ishte Qeveria e përgjegjshme sot do të dilte me një qëndrim zyrtar pas deklaratave fyese të Vuçiqit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi ka thënë se po të ishte qeveria e përgjegjshme sot do të dilte me një qëndrim zyrtar pas deklaratave fyese e konfliktuoze të Vuçiqit. Sipas saj qeveria do të duhej të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e këtyre deklaratave. “Një qeveri e përgjegjshme, pas vizitës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe deklaratave të tij skandaloze, sot do të dilte me një qëndrim zyrtar ku do të dënonte si deklarata fyese dhe thirrje për konflikt dhe mospajtim deklaratat e tij për politikat qëllim-mira të Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta. Poashtu do të shprehte dhe qëndrimin e saj ndaj BE-së për mosdënimin e deklaratave të tilla, gjë që vë në pikëpyetje rolin e zyrtarëve të saj në lehtësimin e këtij dialogu. Por, është e qartë se kjo qeveri nuk ka kurajo, guxim e strategji. Qeveria Haradinaj ka dëshmuar tashmë se kanë në rradhë të parë vetëm interesin personal e partiak, andaj duhet t’i lëshojë vend një qeverie tjetër që ka dhe njohurinë e kompetencat, por edhe kurajon e guximin që të krijoj një pozicionim startegjik karshi Serbisë, e çfarë është më e rëndësishmja një qëndrim profesional e parimor karshi politika të mirëfillta që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e sistemit të arsimit, shëndetësisë, gjyqësisë, sigurisë dhe të gjitha sferave të jetës, që përmirësojnë mirëqenjejn e qytetarëve”, ka shkruar Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …