Naim Haradinaj nuk paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë në shenjë proteste për trajtim jo të duhur nga Gjykata Speciale

Nasim Haradinaj nuk paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë në shenjë proteste për trajtim jo të duhur nga Specialja

Gjykatësi i procedurës paraprake, ka njoftuar se Nasim Haradinaj nuk pranoi të paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë apo pafajësinë e tij. Avokati i tij tha se Haradinaj nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën se si është trajtuar. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Gjykatës Speciale konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …