leoni

Naim Musliu: Kurti, Vitia dhe Sveçla janë fajtorë për vdekjen e djalit tim dhe karantinën na shndërruan ferr

Naim Musliu: Kurti, Vitia dhe Sveçla janë fajtorë për vdekjen e djalit tim dhe karantinën na shndërruan ferr

Gjatë ditës së djeshme 26-vjeçari Agon Musliu, i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga një kat i konviktit ku ishte vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Pas kësaj, babai i të ndjerit, Naim Musliu, ka fajësuar në mënyrë direkte për vdekjen e djalit të tij kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlën dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia. Tutje ai ka thënë se karantina u shndërruar në ferr për djalin e tij dhe të gjithë familjen. Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri kishte probleme me gurë në veshka qysh para se të shkonte në Gjermani dhe se të njëjtat dokumente ia ka prezantuar edhe mjekëve por nuk i kanë marrë parasysh. Musliu tha se si prind nuk do ta dëshironte ta shihte për ngushëllime asnjë prej këtyre politikanëve, por siç u shpreh ai, si shqiptar që është do t’i pranonte për ngushëllime.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …