Brickos

Syla: Nën qeverisjen Kurti, Serbia e ka shtrirë pushtetin në Kosovë, u nxit vëllavrasja, u fye lufta çlirimtare

Syla: Nën qeverisjen Kurti, Serbia e ka shtrirë pushtetin në Kosovë, u nxit vëllavrasja, u fye lufta çlirimtare e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se për tre muaj qeverisje të Kurtit, Serbia ka marrë pushtetin më të madh në Kosovë që prej kur vendi ynë është shpallur i pavarur. Dhe krejt kjo sipas deputetit Syla është bërë duke nxitur e urrejtes ndërshqiptare, deri në thirrjet për vëllavrasje dhe ofendimin e luftës së UÇK-së. “Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, që pas pavarësisë. Ndërkohë që fal jush z.Kurti, Serbia e ngriti dukshëm imazhin e saj në botë. U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar. U fye lufta çlirimtare dhe UÇK-ja, dëshmorët dhe martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada. Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët. Qeveri e shpresës apo zhgënjimit?”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …