leoni

IKSHPK: Diskriminimi dhe stigmatizimi mund të ndikojë që qytetarët me Covid-19 të mos kërkojnë shërbim mjekësor

IKSHP kërkon që edhe më tutje të vazhdohet më masat e kujdesit dhe distancimit fizik sepse rreziku nuk ka kaluar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta vazhdojnë t’i respektojnë masat e distancimit fizik si dhe t’i mbajnë maskat për tu mbrojtur nga Covid-19. “Të nderuar qytetarë! Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtën e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Qytetarë të nderuar! Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë! Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë! Ju faleminderit për mirëkuptim!”, është thënë në reagimin e IKShPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …