Naim Tërnava: Festat fetare në Kosovë gjithnjë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë

Naim Tërnava: Festat fetare në Kosovë gjithnjë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji telegram urimi me anë të së cilit të gjithë të krishterëve u uron shëndet, mbarësi dhe lumturi. “Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në urimin e Tërnavës. Sipas Tërnavës festat fetare në Kosovë gjithnjë kanë qenë momente që kanë bashkuar në të mirë, ku nga to kanë mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …