Nait Hasani: “Dëshmia e Rubin do t’i rrëzojë akuzat e prokurorisë ndaj UÇK-së”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se dëshmia e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, pritet të jetë vendimtare në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Hasani tha se Rubin do të dëshmojë për rolin e UÇK-së si një ushtri çlirimtare që ka vepruar në aleancë me NATO-n, duke hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë. “Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, që ata nuk kanë kryer asnjë krim. Çdo veprim i UÇK-së ka qenë i lidhur me NATO-n, dhe bashkë me të është bërë çlirimi i Kosovës”, tha Hasani. Ai shtoi se dëshmia e Rubin do të sfidojë akuzat e bazuara, sipas tij, në dëshmitarë me “pretendime të ulëta e të dëmshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …