Media holandeze raporton për protestën e shqiptarëve në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Në Hagë, para objektit të Gjykatës Speciale për Kosovën, këtë të diel është zhvilluar një protestë e organizuar nga mbështetës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mediumi holandez AD.nl raporton se grupe demonstruesish u mblodhën pranë objektit në Raamweg, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa policia ndërhyri me prezencë të shtuar për të menaxhuar situatën dhe për të ruajtur rendin publik. Në shkrimin e tij, AD.nl thekson se protesta u zhvillua pranë asaj që në Holandë njihet si “Kosovotribunaal”, term që përdoret për Gjykatën Speciale ku po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …