Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka rrëfyer për torturat e UDB-ashëve gjatë kohës sa ka qëndruar në burg. Hasani ka zbuluar përdorimin e metodave brutale të torturës, përfshirë stupcat, shkopat hekuri, dhe dënime ekstreme si vendosja e vezëve të nxehta nën sqetull. Hasani ka përshkruar se gjatë torturave nuk janë përdorur vetëm mjetet fizike, por gjithashtu është ushtruar dhunë psikologjike, duke e trajtuar si kafshë dhe duke e lënë të lidhur në kushte mizore. UDB-ashët, Emin Uka dhe Xhemail Shasivari, Vesel Krasniqi, Daut Morina, këta të fundit ishin “bisha” për tortura. Hasani ka treguar për përjetimet e tij të tmerrshme, duke përshkruar se Uka dhe Shasivari përdornin metoda të dhunshme, përfshirë fyerje dhe tortura ekstreme. Ai ka theksuar se këta individë ishin të pamëshirshëm dhe sadistë, duke e trajtuar si kafshë dhe duke i ushtruar dhunë të pakontrolluar. Ndër metodat tjerë të dhunës ai ka thënë se janë përdorur vezët e ziera të nxehta të cilat janë vendosur nën sqetull, ka treguar ndër të tjera, Nait Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …