BIK

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta

Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët mysliman se falja a namazit të Bajramit bëhet të dielën në mëngjes, në ora 5.37 minuta. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem ef. Maqedonci. Namazi i Fitër – Bajramit do të falet nga kryemimami,Sabri Bajgora ndërsa hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim Tërnava. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin dhe lutjet.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …