Nasim Haradinaj: Nuk i dorëzojmë dosjes Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës

Nasim Haradinaj: Është turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët votuan themelimin e Gjykatës Speciale

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se është turp për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Haradinaj  ka thënë se kidnapimi i Remzi Shalës nga EULEX-i ka qenë pjesë e një skenari. “Ky kidnapim ka qenë pjesë e një skenari që ata të përleshen me familjarët e Shalës e më pas të shkaktohen trazira”. Nënkryetari i OVL UÇK ka thënë se Gjykata Speciale është raciste dhe drejtuar vetëm  shqiptarëve. “Unë e di shume saktë se kush do të ftohet nga kjo gjykatë. Mund të ftohet çdo pjesëtar i UÇK-së. Bile mund të ftohen edhe këta veteranët e rrejshëm që gjenden në ato lista”, ka thënë mes tjerash, Nasim Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …