leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale është e padrejtë, disa nga ata që po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj,  si gjithnjë deri tani akuzuar Gjykatën Speciale si të padrejtë, ndërsa ka thënë se disa nga personat të cilët po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak. Madje, Haradinaj ka thënë se kryeprokurori Jack Smith ka gënjyer kur ka thënë se akuzat e tyre nuk kanë të bëjnë me UÇK-në. “Janë të njëjtit persona, emrat e të cilëve dëgjohen në këtë sallë gjyqi, të cilët kanë gjak në duart e tyre dhe prokuroria tani kërkon t’i mbrojë nga publiku, për ta shpëtuar turpin e saj. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha se kjo nuk ka të bëj me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, ka thënë Haradinaj.

Qysh në fillim të fjalës së tij, Haradinaj i ka bërë thirrje trupit gjykues që ta përfundojë këtë çështje.

Nasim Haradinaj ka thënë: Të nderuar anëtarë të panelit, gjykatës dhe ju përfaqësues të shtetit tim që jeni sot aty dhe më dëgjoni, këto komente të shkurtra i bëj si qytetar krenar i Republikës së Kosovës, që i është nënshtruar një procesi nga Prokuroria që mund të cilësohet vetëm si e padrejtë dhe selektive. Tani ju bëj thirrje të nderuar gjyqtarë të një institucioni kombëtar të vendit tim të lindjes, ta përfundoni këtë çështje”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se është trajtuar me përbuzje nga prokuroria, ndërsa ka shtuar se “muajt e fundit kanë treguar fare qartë se frika jonë më e madhe është realizuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …