Natalia Apostolova i dorëzoi kryekuvendarit Veseli Raportin e KE-së për Kosovën për vitin 2016

Natalia Apostolova i dorëzoi kryekuvendarit Veseli Raportin e KE-së për Kosovën për vitin 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesen e Posaçme, Nataliya Apostolova, nga e cila pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016. Duke e falënderuar atë për raportin, kryekuvendari Veseli vlerësoi se progresi të cilin e ka bërë Kosova është i vlerësuar në këtë raport, por, sipas tij, aty janë të adresuara edhe kritika. Kryetari Veseli theksoi se do të punohet bashkërisht në kapërcimin e sfidave që Kosova ka përpara dhe që evidentohen në këtë raport. Ai shfaqi shpresën që nëpërmjet këtij raporti, nga vendet partnere të BE-së, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet shumë shpejt lëvizja e lirë, pa viza. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i palëkundur drejt Bashkimit Evropian. Çdo të gjetur në këtë raport, ne e pranojmë plotësisht, si progresin, ashtu edhe kritikat, sepse janë shumë reale”, theksoi kryetari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …