Me nderime te larta, u përkujtuan Dëshmoret dhe te Rënët e Fshatit Hoqe e Vogël

Të shtunën, me nderime te larta, u përkujtuan Dëshmoret dhe te Rënët e Fshatit Hoqe e Vogël, te Komunës se Rahovecit, te cilët ranë ne Luftën për Çlirimin e Kosovës.

Ne mesin e te rënëve kishte edhe fëmije te moshave te ndryshme, madje edhe te moshës 1 vjeçare, te cilët ishin vrare nga bombardimet e aeroplanëve serb me date 2 Prill te vitit 1999, ne fshatin Nagac te Rahovecit.

Ky është një nga shume shembujt, qe kishin ndodhe edhe ne vende tjera në Kosovë, që tregon se sa e pamëshirshme dhe kriminale ishte ushtria dhe policia serbe ndaj një populli, qe donte te jetonte i lire në tokën e tyre.

Kjo njëherit tregon, se sa e shtrenjte është Liria, dhe se duhet çmuar shumë atë.

Lavdia dhe respekti, përjetësisht u takon te gjithë Atyre qe kanë dhënë jetën për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …