Ndërroi jetë prof. dr. Skënder Berisha, varrimi bëhet sot në orën 14.30, në varrezat e Prishtinës

Pas një sëmundjeje të shkurtër, dje ndërroi jetë Prof. dr. Skënder Berisha. Ishte dekan i Fakultetit Ekonomik dhe mësimdhënës shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës. Kontributi i tij ishte i shumanshëm si pedagog e studiues i shkencave ekonomike, por edhe në fushën politiko-shoqërore u shqua me orientimin e tij atdhetar. Varrimi bëhet sot, e diel, në orën 14,30, në varrezat e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …