Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Miftar Dani “Plaku” nga Açareva e Drenicës

Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Miftar Dani “Plaku” nga Açareva e Drenicës

Sot më 2 dhjetor 2020 është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Miftar Dani “Plaku” nga Açareva e Drenicës. Ai ishte pjesëtarë i Brigadës Shqiptare në Gospiç të Kroacisë në vitin 1991, por kur atdheu pati nevojë për djemtë më të mirë të kombit Miftari ju përgjigj kushtrimit për liri dhe ju bashkëngjit njësitëve të UÇK-së. “Plaku” gjatë luftës çlirimtare ka shërbyer në Zonën Operative të  Drenicës dhe ishte komandantit i Batalionit të Parë, të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i tij bëhet sot në orën 16:00 në Zajm të Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …