Almir Aliu

Ndërron jetë vogëlushi 4-vjeçar, Almir Aliu që u rrah barbarisht nga maqedonasit

Ka ndërruar jetë  vogëlushi 4-vjeçar, Almir Aliu i cili nuk i mbijetoi plagëve të rënda që mori nga goditja e qëllimshme me veturë prej një maqedonasi. Kjo ngjarje makabër ndodhi të shtunën e kaluar, kur një grup maqedonasish goditën me makinë Sedat Aliun nga Kumanova, bashkëshorten e tij si dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar, Almir Aliun. Sipas rrëfimit të Sedat Aliut, gjithçka filloi kur ishin duke pritur në radhë në Spitalin e Kumanovës. Ata i kishin dhënë përparësi një rasti urgjent, gjë që nuk u mirëprit nga një maqedonas që po priste në radhë. Ai, me këtë rast, kishte thirrur disa persona të armatosur të cilët i zunë pritë familjes Aliu teksa po dilte nga Spitali. Ata e kishin goditur me veturë familjen shqiptare, e më pas i kishin sulmuar barbarisht edhe me shkopinj bejsbolli. Më së shumti pësoi vogëlushi 4-vjeçar, Almir Aliu, i cili pas disa ditë qëndrimi i hospitalizuar ndërroi jetë. Varrimi i vogëlushit, Almir Aliu do të bëhet sot në varrezat e Kumanovës, në orën 16:45.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …