Bondsteel

Me ndihmën e shqiptarëve Amerika do të mbetet fuqia dominuese në Ballkan dhe do të krijojë Shqipërinë e Madhe

Ndër shkrimet e shumta lidhur me situatën në Ballkan hetohet një shkrim i publikuar nga “Russia Todey”. Autori Marcus Papadopulos shkruan se plani amerikan për Maqedoninë është që të mbajë Serbinë poshtë dhe Rusinë jashtë rajonit. Pavarësisht se në Amerika ka një administratë të re, ka pak shanse që kryetari  Donald Trump të ndryshojë politikën e Uashingtonit në Ballkan dhe të braktisë shqiptarët atje. Në fakt, Trump ka demonstruar mbështetjen e tij të plotë për Kosovën në muajin shkurt. Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurëse për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni historikisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, për amerikanët dhe shqiptarët, kjo është një situatë e favorshme. Me ndihmën e shqiptarëve, Amerika  mbetet fuqia udhëheqëse në Ballkan. Dhe me ndihmën e amerikanëve, qëllimi shqiptar i realizimit të Shqipërisë së Madhe shkon një hap përpara, shkruan Papadopulos, në  “Russia Todey”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …