leoni

Ndihmës-sekretarja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper: SHBA-të do vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Kosovës

Ndihmës-sekretarja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper: SHBA-të do vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim zëvendës ndihmës sekretaren e mbrojtjes së SHBA-ve, Laura Cooper, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, proceset integruese të vendit dhe sfidat në fushën e sigurisë. Haradinaj theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake e diplomatike të SHBA-ve në Kosovë dhe rajon, si një faktor të stabilitetit dhe paqes dhe posacërisht vlerësoi mbështetjen që SHBA-të vazhdojnë t’i jap Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës. Kryeministri tha se me dinamikën e re qeverisëse Kosova po përshpejton zbatimin e reformave në vend në fusha të ndryshme, posaçërisht atë të sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik. Ai theksoi se konsolidimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare i Kosovës, përfshirë mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të adresimit të sfidave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, është me rëndësi të veçantë për të krijuar stabilitet dhe theksoi se ndihma e SHBA-së në këtë fushë është e domosdoshme. Haradinaj theksoi se Kosova po ndërton fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe është angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve. Ai tha se dialogu duhet të riformatohet dhe afatizohet duke sjellë një rezultat përfundimtar konkret, atë të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj tha se në fazën përfundimtare të dialogut dhe në përmbyllje të tij është e domosdoshme përfshirja e SHBA-së si garantuese e procesit së bashku me BE-në. Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, kreu i qeverisë theksoi se po bëhen përpjekje në këtë drejtim brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet dhe se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në. Ai tha se FAK do të jetë një forcë e ndërtuar mbi standardet ndërkombëtare, shumëetnike dhe e profesionalizuar. Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë edhe të pjesëmarrjes dhe kontributit të FSK-së në Operacionet Paqeruajtëse. Zëvendës ndihmës sekretarja e mbrojtjes e SHBA-ve, Laura Cooper, tha se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin dhe të qëndrojnë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …