Vetëm 15 mijë e 532 qytetarë kanë aplikuar nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Në 19 komuna të Kosovës sot do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për të zgjedh kryetarët e komunave

Sot në 19 komuna të Kosovës do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për të zgjedh kryetarët e komunave. 1.353.613 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bëtë të gjitha përgatitjet që procesi i balotazhit në 19 komuna të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Numri i votueseve në 19 komunat që kanë të drejt vote është 1.353.613, të cilët janë të shpërndarë në 614 qendra të votimit me gjithsejtë 1.777 vendvotime. KQZ ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionerë. Kurse, janë më shumë se 12 mijë vëzhgues të akredituar, të cilët do ta përcjellin nga afër procesin zgjedhor në 19 komuna, si dhe rivotimin në komunën e Parteshit, ku janë tri qendra të votimit me gjithsejtë shtatë vendvotime, në të cilat kanë të drejt vote 4.694 persona.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …