leoni

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, promovohet libri i kujtimeve “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh” i autorit, Enver Dugolli

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, promovohet libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh” i autorit, Enver Dugolli

Në kuadër të 20-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot është promovuar libri i kujtimeve “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës. Libri përmban kujtime nga kohë të vështira burgjesh në atë kohë në Dubravë. Ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni tha se Enveri është dëshmitar i gjallë e tipik i njërit dhe tjetrit në kontekst, por edhe i tërmecës midis tyre, si dhe gjithçka që rrëfehet në kohën dramatike të burgut. Ky libër i kujtimeve, sipas tij, është një monument i veçantë kushtuar qindra të rinjve të rënë në burgun e Dubravës. Hyseni foli edhe për vuajtjet e veprimtarit Ukshin Hoti dhe të tjerëve. Redaktori i librit “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, Elvis Hoxha theksoi se në këtë libër sheh një përpjekje që autori e thotë dëshminë, që ka munguar deri tash, ngase fjala dëshmi është shumë e fortë dhe shumë e ftohtë. Ndërsa, autori i librit, Enver Dugolli nuk deshi të flasë për librin, por me buzë në vajë iu falënderua nënës së tij, e cila ishte e pranishme në promovim. Dugolli tha se në këtë libër ka bërë një këndvështrim për krimin gjenocidal të Serbisë fashiste. Kurse shkrimtari Adem Gashi tha se libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh” i kujton vitin 1981 kur ishte i burgosur politik në burgun e Dubravës. Ai vlerësoi lart librin, siç tha, të ish-nxënësit të tij, Enver Dugolli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …