Familja e dëshmorit Ismet Asllani bënë të ditur së nga ky përvjetor do të pushojë me vet organizimin e homazheve

Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit gjatë luftës

Familja e dëshmorit të kombit, Ismet Asllani, komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit,  i njohur gjatë luftës më pseudonimin “Prapashtica”, më anë të një njoftimi ka bërë të ditur se më 24 mars 2019,  në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Ismet Asllani do të organizohen nderime dhe do të bëhen homazhe te varri dhe përmendorja e tij. Gjithashtu familja Asllani njofton se nga ky përvjetor do t’i pushojë organizimin e homazheve që janë vetë organizuar nga familja për 20 vite më radhë duke ia  lënë shtetit përkujdesjen institucionale e përkujtimore tash e tutje, thuhet në njoftimin e familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …